Futboll Sport

Katër lojtarë, dhjetë ditë dhe 225 mln euro! Zbulohet plani për operacionin “Pogba”

Zërat për një kthim të mundshëm të Pogba tek Juventus vazhdojnë të shtohen. Fituesi i Kupës së Botës me Francën ka pranuar në të kaluarën se ka patur probleme me trajnerin e Manchester United, Jose Mourinho, duke shtuar dyshimet mbi të ardhmen e tij. Tani, sipas “Mirror”, bardhezinjtë po punojnë për ta financuar kthimin e tij me disa shitje të rëndësishme.

Sipas të përditshmes angleze, Juventus kërkon të grumbullojë rreth 225 milionë euro nga shitjet e Miralem Pjanic (Manchester City), Gonzalo Higuain (Chelsea ose Milan), Daniele Rugani (Chelsea) dhe Mattia Caldara (Milan ose Chelsea). Drejtuesit bardhezinjt duket se kanë kontaktuar menaxherin e 25-vjeçarit, Mino Raiola, duke e informuar mbi dëshirën e tyre për tëa kthyer në Torino klientin e tij.

Gjithsesi, mbetet një operacion shumë i vështirë për t’u kompletuar për shkak të kostos dhe shitjeve që duhen bërë. Pa harruar se në Angli, merkato mbyllet më 9 gusht. Dhjetë ditë duken me të vërtetë pak për të mbyllur me sukses një transferim kaq të rëndësishëm. Ditët në vazhdim do të tregojnë nëse kthimi i Pogba tek Juventus do të mbetet një hipotezë apo do të kthehet në realitet.

Related posts

Merkatoja te Napoli nis nga porta, Ancelotti kërkon më të mirin e momentit

Sadik.Autor

LEGJENDAT E MILANIT NUK VLEJNË SI TRAJNERË/ Oddo digjet në kohë rekord

Delo.autor

PO I MAHNIT TË GJITHË/ Kaka e quan Mbappen një dhuratë për tifozët

Isa.Autor

Leave a Comment