Futboll Sport

Milani përgatit kontratën për Conten. Ja çfarë pritet

Milan është duke përgatitur një kontratë trevjeçare për Antonio Conten, por gjithçka varet nga situata me Chelsean.

Kuqezinjtë kanë mohuar publikisht zëvendësimin potencial të trajnerit Gennaro Gattuso, por thashethemet për Conten nuk po zhduken.

Tani Tuttosport shkruan se ka një kontratë trevjeçare në tavolinë për ish-trajnerin e Italisë, me 6 milionë euro në sezon, transmeton kp.

Gjithsesi, marrëveshja mund të mbyllet vetëm nëse Conte i përfundon mosmarrëveshjet me Chelsean.

Blutë kanë shkarkuar trajnerin italian i cili thuhet se do ta hedhë në gjyq klubin londinez dhe do një dëmshpërblim prej 10 milionë eurosh.

Related posts

Lika ul euforinë: Evropa? Kemi edhe një ndeshje…

Sadik.Autor

PARA NDESHJES NDAJ ANDORRËS PËR “KATAR 2022″/ Mema: Janë provokatorë, rezultati ndikon ndaj… Anglisë

Delo.autor

Gerard Pique tregon se si i tall madrilenët në WhatsApp

Sadik.Autor

Leave a Comment