Futboll Sport

Xavi rinovon me Al Sadd, qëndron deri më 2020-ën në Katar

Kampioni i Botës me Spanjën Xavi ka rinovuar kontratën me klubin e Katarit Al Sadd dhe do të qëndrojë edhe dy vite të tjera deri në 2020. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë klubi.

“Këtu jemi si një familje  madhe, jam shumë i lumtur këtu,” shprehet 38-vjeçari. Xavi është transferuar në 2015 nga Barcelona në Katar.

Me katalanasit ai ka fituar katër tituj Champions League dhe tetë herë La Liga-n.

Bashkë me Andres Iniesta, Xavi ishte simboli i klubit legjendar sidomos gjatë kohës kur trajnoheshin nga Pep Guardiola. Me kombëtaren spanjolle ai është bërë edhe dy herë kampion europe më 2008 dhe 2012.

Me Al Sadd ai ka luajtur 64 ndeshje duke shënuar 17 gola, 21 gola të tjerë ai i ka përgatitur.

Related posts

IRRITIMI I CR7 PAS ZËVENDËSIMIT/ Ja çfarë i tha Ronaldo trajnerit Sarri teksa largohej (VIDEO)

Delo.autor

MOVIOLA/ I kuqi i Ronaldos, ja mendimi i specialistëve italianë, vendimi i arbitrit ishte i…

Isa.Autor

“E ADMIROJ PREMIER LEAGUE”/ Rrëfehet Sergio Ramos: Ronaldo? Është një lojtar i madh por…

Delo.autor

Leave a Comment