Futboll Premier League Sport

“Kjo nuk është normale”/ Klopp i mahnitur nga supergoli i Xherdan Shaqirit

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, tha se debutimi i Xherdan Shaqirit ishte “jo normal”, pasi nënshkrimi i ri i tij shënoi një gol mahnitës me “biçikletë”, në fitoren 4-1 ndaj Manchester United.
Shaqiri vulosi rezultatin në mënyrë të mahnitshme në Michigan, ku Liverpool e përfundoi fushatën e vet në “International Champions Cup” me një fitore bindëse të shtunën.

Duke reflektuar mbi golin me roveshiatë të Shaqirit, me kurriz nga porta, Klopp u tha gazetarëve: “Ishte e qartë, kjo nuk është normale, pas katër ditësh në klub. Ai u përshtat mjaft mirë me stilin tonë të lojës. Ne dëshirojmë ta ndihmojmë atë pak me pozicionin, kështu që nuk është shumë e komplikuar.

I kam dhënë shumë liri, luan natyrshëm, plus që tërhiqet dhe na ndihmon mbrapa. Ishte më mirë se unë do të kisha pritur, të jem i sinqertë. Shaqiri, në momentin që nënshkroi, donte të bashkohej menjëherë me Liverpool dhe të stërvitej me ne.

Ishte një javë pasi mbaroi Kampionatin Botëror, kështu që i thashë: Jo, jo, jo. Ai u kthye pak ditë më parë dhe ishte shumë i emocionuar. Për të është një moment shumë i mirë në karrierë, pas një eksperience reale te Bayern Munich, Stoke dhe Inter”.

Related posts

Messi dhe Suarez së bashku kanë shënuar më shumë gola se 74 klube evropiane këtë sezon

Q.Autor

Sanchez tek Manchester City? Wenger irritohet keq me gazetarët

Q.Autor

REFUZOI FTESËN E SHQIPËRISË/ Kush është mesfushori Bajrami, futbollisti nga Tetova në pronësi të Juventus

Delo.autor

Leave a Comment