Futboll Sport

13 vite “agjërim” për Brondby-in, titullin në Danimarkë e fiton Midtjylland

“Agjërimi” i Brondby-it për të fituar titullin kampion në Danimarkë do të shtyhet edhe me të paktën një tjetër vit. Edhe pse e kryesoi bindshëm kampionatin deri në javën e parafundit të play-offit Brondby nuk arriti të shpallej kampion as në këtë sezon. Skuadra që ka fituar 10 tituj kampion në Danimarkë nuk e fiton e kampionatin që prej sezonit të largët 2004-2005, plot 13 vite thatësirë.

Për të dytën herë në historinë e saj Midtjylland arriti të shpallej kampione e Danimarkës dhe me meritë do të luajë në kualifikueset e Champions League. Në javën e fundit Midtjylland mposhti 1-0 në shtëpi Horsens me një gol të Del Hende në minutën e 59, duke e mbyllur kampionatin në kuotën e 85 pikëve, 4 më shumë se Brondby që barazoi 1-1 me Aalborg. Verdheblutë nga Copenhageni bënë harakiri në 4 javët e fundit duke humbur ndeshjen direkte ndaj Midtjyallnd dhe duke grumbulluar vetëm 3 pikë.

 

Related posts

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ I skadon kontrata në qershor, Barcelona futet në garë me Inter-in për yllin e Liverpool…

Delo.autor

MANCHESTER CITY-PSG/ Mbappe nis nga stoli, Guardiola kërkon të shkruajë historinë (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

KËRKOHET NGA KLUBE TË MËDHA/ Ylli i Premier League kontakton Inter, PSG-në, Barçën dhe Atleticon

Delo.autor

Leave a Comment