Bundesliga Futboll Sport

Ish-sulmuesi i Bayern Munich/ Mjaft më, Lewandowski ta mbledhë mendjen

Niko Kovac është i bindur se Robert Lewandowski nuk do të largohet nga Bayern Munich, pavarësisht nga interesi i hapur i objektivit të Real Madridit për një sfidë të re. Agjenti i sulmuesit polak, Pini Zahavi, ka konfirmuar më parë shpresën e klientit të tij për të lëvizur nga “Allianz Arena” dhe shefi i Borussia Dortmund, Hans-Joachim Watzke, ka deklaruar interesin e tij.

Dhe pavarësisht se e pranon këtë dëshirë, Kovaç nuk është në gjendje të lejojë që sulmuesi kryesor i skuadrës bavareze të largohet. Ndërkohë, ish-sulmuesi i Bayern Munich, Giovane Elber, thotë se Lewandowski duhet të fokusohet përsëri te klubi aktual, në vend që të mendojë për një largim të mundshëm:

“Nuk është gjë e mirë ajo që ndodhi sezonin e kaluar, me agjentin e tij gjithmonë duke folur për mënyrën se si mund të largohej. Sipas agjentit, ai mund të shkonte në Madrid, mund të vinte tek unë e nuk e di se ku. Kjo nuk është e mirë.

Një lojtar duhet ta ketë mendjen në klubin ku është tani dhe ky është Bayern Munich. Ne e pamë sezonin e fundit. Ishte koha kur klubi kishte nevojë për Lewandowski më shumë, por nuk e pamë në fund. Kjo nuk është e mirë për atë dhe për Bayern Munich.

Nuk e di nëse të gjitha këto gjëra për të lënë Bayernin ishin në kokën e tij. Unë shpresoj që tani, kur të kthehet, ta ketë mendjen të mbledhur, për të punuar dhe asgjë tjetër. Ai nuk ka nevojë të ketë probleme me Bayern Munich”.

Related posts

E RRALLË/ SCOLARI bën prezantimin e tretë te skuadra braziliane (DETAJE)

Isa.Autor

RENDITJA/ Sipas studimit anglez, ja stadiumi më i mirë në botë…

Delo.autor

Trajneri danez: Do të luajmë ndaj skuadrës më të fortë të Botërorit

Sadik.Autor

Leave a Comment