Futboll Sport

SAKA TREMB ARSENALIN/ Sulmuesi lë grumbullimin e Anglisë, shkak dëmtimi

Lajm i keq për Arsenal. Sulmuesi anglez, Bukoyo Saka është dëmtuar gjatë impenjimit me kombëtaren e “3 luanëve”, duke u larguar menjëherë nga grumbullimi. Situata do të vlerësohet në fillimin e javës që vjen, me “Gooners” që shpresojnë që Saka të mos ketë asnjë problem serioz.

Lojtari në fjalë është pjesë stabël e formacionit të Artetës, me teknikun që e shikon atë si mjaft të rëndësishëm për skuadrën.

23-vjeçari luajti 53 minuta në ndeshjen Angli-Greqi, të zhvilluar pak ditë më parë. Ai numëron 42 ndeshje me përfaqësuesen dhe 12 gola të realizuar.

Related posts

Të gjitha sfidat në një ditë, ja kalendari i javës së 24-t të Kategorisë Superiore

Q.Autor

TRAGJEDI NË “ALLIANZ ARENA”/ Vdes mbesa e lojtarit të Paderbornit në stadium!

Delo.autor

Rinis “lufta” me Dukën, Fino: Nuk ka mbaruar akoma, ja pse i çova zgjedhjet në KAS

Q.Autor

Leave a Comment