Futboll

Në Itali dhe Gjermani janë bërë pishman për VAR-in, por FIFA do e aplikojë në Botëror

FIFA ka vendosur që “Video Asistent Referee”, i njohur si VAR, do të përdoret në Kupën e Botës “Rusi 2018”.

Trupa e kësaj organizate do ta diskutojë këtë më 22 janar në Zyrih dhe pozicioni i presidentit Gianni Infantino dhe i FIFA-s është i qartë: “Ne duam ta përdorim VAR-in”.

Ky sistem është përdorur tashmë në organizimet e FIFA-s, në Kupën e Botës U-20, Kupën e Konfederatave dhe Kupën e Botës për Klube.

“Ne kemi luajtur pothuajse 100 ndeshje me VAR dhe testi ka qenë më i mirë se sa e kemi pritur”, tha Drejtori i IFAB, David Ellery.

VAR-i tashmë është duke u përdorur në Bundesligë, Serie A dhe në kupat e Francës dhe Anglisë. Në fakt, në Itali dhe Gjermani janë bërë pishman që kanë aplikuar futjen e teknologjisë, ndërsa FIFA për herë të parë do të organizojë një Botëror me VAR.

Related posts

Flet Prederag Mijatovic: Perez ishte arsyeja pse Ronaldo u largua nga Reali…

Sadik.Autor

ANALIZA/ Njihuni me 5 DËSHTIMET MILIONERE të muajit gusht në ANGLI

Isa.Autor

LIVE/ Barcelona-Sociedad, Jordi Alba kalon “Katalanasit” në avantazh

Delo.autor

Leave a Comment