Futboll Seria A Sport

Pjanic i jep fund me Juventusin? Kampionët bëjnë lëvizjen e fundit me boshnjakun

Mesfushori i Juventusit, Miralem Pjanic ka qenë një ndër emrat më të përfolur të ditëve të fundit në Itali në këto ditë të nxehta merktoje. Për boshnjakun kanë ardhur shumë oferta, por “Zonja e Vjetër” nuk pranon asnjë të tillë nën 100 milionë euro.

Së fundmi, sikurse shkruan “Tuttomercatoweb”, kampionët e Italisë po mendojnë të rinovojnë me 28-vjeçarin duke bërë ndryshime në kontratë. Aktulisht Pjanic përfiton një rrogë prej 4.5 milionë eurosh, ndërkohë që kjo e fundit nëse kontrata rinovohet do të shkojë në 7 milionë euro.

Në këto kushte, gjithçka mund të quhet e mbyllur, me përjashtim të rastit nëse vjen një ofertë më e mirë se ato që kanë mbërritur deri tani dhe plotësohet kërkesa e kampionëve të Italisë për të lënë të lirë boshnjakun.

Related posts

LISTA/ Studimi i IFFHS-së, njihuni me ekipin më të mirë të dekadës së fundit

Delo.autor

PËRPLASJA E “TITANËVE”/ Trajneri i Wilder bën parashikimin: Fury KO brenda 5 raundesh

Delo.autor

PLASIN POLEMIKAT NË ANGLI/ Ja momenti kur arbitri anulon gabimisht golin sepse ngatërroi… lojtarin (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment