Futboll Seria A Sport

Presidenti i Napolit/ Ju tregoj pse nuk e bleva Ronaldon, Juventusi rrezikoi me një…

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, është shndërruar në një show-man të vërtetë gjatë këtyre ditëve të merkatos. Bosi napolitan është rikthyer të flasë sërish për transferimin e Cristiano Ronaldos te Juventusi, duke e cilësuar më tepër si një lëvizje komerciale, sesa sportive.

“Ronaldo te Juventus, ishte një gjetje e bukur nga ana komerciale. Tashmë bardhezinjtë kanë përmirësuar imazhin e tyre dhe do të mund të afrojnë më shumë sponsorë, por të shpenzosh një shifër të atillë për një 34-vjeçar, duket e paimagjinueshme. Gjithsesi në fund do të shohim, nëse benefitet e Juves do të jenë më të mëdha në aspektin komercial, apo edhe atë sportiv”, tha bosi napolitan.

De Laurentiis foli edhe njëherë për propozimin që iu bë Napolit, për të marrë shërbimet e Ronaldos, para se të dilte në skenë Juventusi, ndërsa tregoi edhe arsyet pse nuk u finalizua ky operacion.

“Kur Mendez më ofroi Ronaldon dhe më tregoi për kostot, i thashë se do ta blija, nëse binim dakord që 250 milionë eurot e para që do të vinin nga marketingu, do t’i përfitonte Napoli dhe të tjerat më pas, futbollisti. Më pas erdhi Juventusi, që vendosi të rrezikojë”, tregoi De Laurentiis.

Related posts

NJË NATË PËR T’U HARRUAR/ Penalltia e humbur nga Mbappe tërbon tifozët francez, shikoni çfarë bëjnë (VIDEO)

Delo.autor

Joshua Kimmich shënon gol ndaj Realit

Sadik.Autor

NDESHJA NDAJ KAMPIONËVE TË BOTËS/ Ja shanset që kanë “Kuqezinjtë” të dalin të tretët në grup

Delo.autor

Leave a Comment