Sport

SPEKTAKOLARE/ Rekord botëror në 100m shpinë nga notarja amerikane Baker (VIDEO)

Notarja amerikane Kathleen Baker ka lënë gjurmën e saj në Kampionatin Amerikan të Notit, duke vendosur rekord të ri botëror në garën e 100 metrave shpinë. 21-vjeçarja realizoi kohën 58”00, duke përmirësuar me 10 të mijëtat kohën e mëparshme (58”10), që ishte vendosur një vit më parë në botërorin e Hungarisë nga kanadezja Kylie Masse. Që në 50 metrat e para të garës u pa qartë që Baker po notonte më shpejt, duke dhënë një kohë të mirë, ritëm të cilin e ruajti deri në fund, duke vendosur rekord botëror.

Në Lojërat Olimpike “Rio 2016” ajo fitoi medaljen e artë në stafetën 4×100 metra miks, rezultat që e përsëriti edhe vjet në botërorin e Budapestit, ndërsa në këtë disiplinë (100 metra shpinë) është fituese e medaljes së argjendit si në Olimpiadë ashtu dhe Botëror. “Jam e lumtur për këtë rezultat, që më karikon edhe më shumë në prag të Botërorit. Tani dua të zbres nën 58” dhe e ndjej që mund të notoj edhe më shpejt. Do të vijoj të përgatitem për Botërorin”, tha notarja Kathleen Baker pas garës së zhvilluar në qytetin e Irvine.

Related posts

BARAZIM PA GOLA/ Ndeshje dramatike. Chelsea dhe Tottenham ndajnë pikët

Delo.autor

PAS ZYRTARIZIMIT TEK MANCHESTER UNITED/ Sancho: Është një ëndërr e realizuar dhe mezi pres të…

Delo.autor

KOMISIONI I DISIPLINËS MERR VENDIMIN/ Trabzonspor pezullohet nga UEFA, ja shkaku kryesor

Delo.autor

Leave a Comment