Boks Sport

Kampioni shqiptar kërkon “fronin” në boks, sfidon hapur “Rockyn” (FOTO)

Boksieri i njohur shqiptar Haxhi (Robin) Krasniqi ëndërron titullin botëror WBA për peshën super të mesme.

31-vjeccari mban titullin e kampionit të kontinentit EBU dhe ka të drejtën për të sfiduar kampionin e botës Rocky Fielding. Me anë të një postimi në “Instagram” Krasniqi i ka bërë thirrje britanikut për të pranuar sfidën.

“Rocky Fielding ti more titullin totëror për kategorinë Super të Mesme në Gjermani, por nëse mendon se ke mbaruar punë në Gjermani, atëhere ke gabuar! Si kampion në fuqi i Europës EBU do të doja ta sillja titullin botëror në Gjermani dhe të sfidoj zyrtarisht!”

Krasniqi stërvitet në Gjermani prej vitesh dhe numëron në karrierë 48 fitore (17 me KO) dhe 5 humbje. Në karrierë ka fituar dy tituj rajonalë WBO në peshat “light-heavyweight”.

Related posts

RIKTHEHEN TEK FITORJA/ Kampionët e Superiores mposhtin Luftëtarin në Gjirokastër

Delo.autor

GATTUSO apo CONTE/ MILANI merr VENDIMIN PËRFUNDITAR që GËZON TIFOZËT

Isa.Autor

E BUJSHME/ Në Poloni nuk kanë dyshime, Ernest Muçi do të transferohet te… Legia

Delo.autor

Leave a Comment