Futboll Seria A Sport

TANI JANË PËR TITULL/ INTERI arrin marrëveshjen me nënkampionin e botës

Sime Vrsaljko është pranë transferimit te Inter. Ai do të huazohet për një sezon me të drejtë blerje 17.5 mln euro. Inter dhe Atletico Madrid, sipas Sky Sport, kanë gjetur marrëveshjen e plotë për mbërritjen e Sime Vrsaljko në Milano.

Mbrojtësi kroat do të huazohet me të drejtë blerje (6.5 mln për huazimin dhe 17.5 mln euro për blerjen përfundimtare).

Inter kishte kohë që përpiqej të siguronte firmën e lojtarit të përfaqësueses kroate dhe më në fund klubi spanjoll ka pranuar dëshirën e lojtarit për t’u rikthyer në Serie A.

Tani pritet që ai të udhëtojë në Milano për të kryer vizitat mjekësore dhe të firmosë kontratën e re me Inter.

Related posts

SULMON “GARDIANIN” DE GEA/ Legjenda e Manchester United: Largojeni sa më parë!

Delo.autor

Komisionit të Disiplinës me dorë të hekurt,pezullohet Ndreu dhe 2 lojtarë të Lushnjës

Q.Autor

E BUJSHME NË ITALI/ Juventusi ofertë portierit që ka fituar 3 Champions

Delo.autor

Leave a Comment