Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Lazio gjen tek Barcelona zëvendësuesin e Milinkovic-Savic

Dy goditje të finalizuara, Badelj dhe Correa, dhe një tjetër potencialisht i realizueshëm. Lazio nis të lëvizë me qëllimin e qartë në merkato dhe nuk zihet aspak në befasi. Nga Spanja aludohet mbi interesimin e bardhekaltërve për Rafinha, i porsa rikthyer në Barcelonë, pas huazimit te Inter, tashmë i përfunduar në objektivin e shqiptarit Tare te Lazio. Referuar “Mundo Deportivo”, drejtori sportiv i Lazio ka marrë informacione në lidhje me mesfushorin ofensiv të skuadrës blaugrana, të konsideruar si profili ideal për të zëvendësuar Milinkovic-Savic, që mund të largohet nga Lazio.

I rikthyer me vonesë në Romë, serbi Milinkovic pëlqehet nga shumë skuadra dhe përballë një oferte rreth 140 milionë euro, edhe mund të shitet. Prandaj Lazio mendon për Rafinha, futbollist për të cilin Barcelona është e gatshme të çelë tratativën. Ndërkohë, Badelj dhe Correa do t’i nënshtrohen të martën vizitave mjekësore në Paideja, duke nisur nga ora 8 e mëngjesit.

Related posts

“Çmenduria” e Rakitiç, ndaj Anglise luajti i sëmurë me 39 gradë temperaturë

Isa.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas 14 minutash lojë, Lewandowski ndëshkon Dinamo Kiev me një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

MODELJA NA I TREGON TË GJITHA/ Belen Rodriguez prezanton “play boyn” e saj të ri (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment