Futboll Seria A Sport

Lazio “grabit” në Spanjë/ Sulmuesi argjentinas mbërrin në Itali për të kryer vizitat mjekësore

Lazio ka mbyllur marrëveshjen me sulmuesin argjentinas, Carlos Joaquin Correa. Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit italian që bën të ditur se 23-vjeçari tashmë është lojtari më i ri i ekipit.

Argjentinasi do zhvillojë sot vizitat mjekësore në klinikën “Paideia” dhe më pas do mund të firmosë dhe kontratën e re.

Kujtojmë që Correa ka qenë për dy sezonet e fundit pjesë e skuadrës së Sevilla-s në Spanjë, ku mundi të luajë 50 takime dhe të shënojë 6 gola.

Related posts

VIDEO/ Donnarumma shpërthen në lot para sfidës me Veronën, tifozët i kërkojnë largimin

Q.Autor

Shehi: Mëkat ndërprerja e kampionatit, Partizanin e shohim pas ndeshjes sonë

Isa.Autor

Milanit ndryshon pistë për sulmin, tashmë projekton futbollistin e Sasuolos

Sadik.Autor

Leave a Comment