Futboll Sport

JUVENTUS ISHTE DY HERË PRANË AKORDIT ME DONNARUMMAN/ Ravaneli: Pengu im, që nuk firmosëm me…

Juve ishte dy herë pranë Donarumës. Një muaj më parë, pa nisur “Euro 2020”, përpara se portieri të firmoste me PSGnë me parametër zero, kur Alegri vendosi t’i besojë Sheznit. Dhe për herë të parë në sezonin 2011-‘12, kur Xhixho ishte ende një djalosh 12- vjeçar dhe nuk kishte hyrë ende në radhët e Milanit.

Bardhezinjtë, të befasuar nga raporti i një vëzhguesit të tyre në Napoli e ftuan për një provë portierin e Kastelamare di Stabias, për t’u stërvitur me bashkëmoshatarët e Juves, që në atë kohë drejtoheshin nga Fabricio Ravaneli, heroi i Champions-it të fituar nga “Zonja” në 1996. Gjatë një interviste për “TuttoSport”, legjenda kujtoi…

Ju kujtohet Donaruma?

E si ta harroj! Ishte përbindësh që në atë kohë. Kishte fizikun e sotëm, por ishte vetëm një djalë 12-vjeçar.

Është e vërtetë apo një legjendë që askush nuk arrinte t’i shënonte gol, as ju?

Jo, jo. Unë as nuk godita, përndryshe do të kisha shënuar (qesh). Por, e kujtoj një djalosh të fuqishëm, shpërthyes, që priste gjithçka. Asnjë nga djemtë tanë nuk arrinte t’i shënonte nga jashtë zone. I linte të gjithë gojëhapur. I thashë përgjegjësit të portierëve se ai duhej marrë urgjentisht, sepse do të bëhet një kampion.

Nga ish-juventin në tifoz, keni më shumë keqardhje që ai nuk erdhi në Torino javët e fundit apo 10 vite më parë?

Pengu është mbi të gjitha ai i 10 viteve më parë, kur me një investim të vogël mund ta kishim marrë përpara Milanit. Sa keq, sepse ai do ishte trashëgimtari perfekt i Bufonit.

Në lidhje me Italinë, çfarë ju bëri më shumë përshtypje?

Shpirti. Meritë e Mançinit, i cili ishte një kampion i vërtetë i Italisë. Ky Europian tregoi se sa bën diferencën të kesh një trajner të zot edhe në nivel kombëtaresh

Related posts

PAS TRIUMFIT NDAJ LAÇIT/ Flet trajneri Dovedan: Ishte një ndeshje e vështirë, sepse…

Delo.autor

Caldara, lamtumirë e hidhur nga Juve: Doja të luaja me Ronaldon, por në jetë…

Sadik.Autor

AKUZAT PËR PËRDHUNIMIN E NJË VAJZE/ “Çështja Neymar” merr drejtim të papritur

F.autor

Leave a Comment