Futboll Seria A Sport

Gattuso i MËRZITUR: Merkatoja e Milanit? Djemtë mbetën gjithë kohës në telefon…

Ndërsa drejtuesit e Milanit po merren ethshëm me merkaton e transferimeve në Itali, ku tërë energjitë janë përqendruar te marrëveshja me Juventusin, me protagonistë Caldara, Bonucci dhe Higuain, në SHBA vazhdon trajnimi i kuqezinjve nën drejtimin e trajnerit Gattuso. Në prag është sfida miqësore me Tottenham.

Në konferencën për shtyp, trajneri kuqezi ka folur për merkaton, por pa përmendur emra: “Unë do të doja t’ju thoja se jemi shumë larg këtu, nuk marrim vesh asgjë nga Italia, por kjo nuk funksionon, për aq kohë sa merkatoja mbetet e hapur. Kuptohet, në njëfarë drejtimi, zërat e ndryshëm sjellin ndjenja të këqija, lojtarët janë gjithmonë në telefon dhe lexojnë lajmet.

Sulmuesit mendojnë se mund të marrim një tjetër sulmues, mesfushorët po kështu e me radhë. Për pjesën time, kam lexuar çdo ditë që jam duke u diskutuar, por jam i qetë…”

Pastaj, Gattuso ndalet në këtë fazë të përgatitjeve: “Unë jam shumë i kënaqur. Përfunduam punën aerobike dhe tani do të fillojmë një pjesë të re, që ka lidhje me shpejtësinë dhe fuqinë. Ne jemi duke luftuar shumë, por nuk e shoh nervozizmin në këtë kuptim, grupi është kompakt”.

Më në fund, dy fjalë edhe për ndeshjen kundër Tottenham: “Tani, ata janë një realitet i madh i futbollit anglez, prej rreth 5 vitesh. Këto lojëra do të na shërbejnë për t’u rritur. Do të bëjmë disa ndryshime në krahasim me ndeshjen kundër Manchester United”.

Related posts

NUMËR I ÇUDITSHËM NË FANELLË/ Manaj bëhet gati për debutimin në Serinë A

Delo.autor

NJË “MAKINERI” PERFEKTE/ Por Liverpool nuk heq dorë nga merkato, Klopp piketon një yll në Bundesliga

Delo.autor

“SUNING” NË KRIZË EKONOMIKE/ Pronarët e Interit kërkojnë zgjidhje në… Kinë

Delo.autor

Leave a Comment