Futboll Premier League Sport

Mourinho ka “thumba” për të gjithë: Sarri? Drejtonte në Seria B kur unë..

Hoze Murinjo njihet për karakterin e tij dhe për thumbimet ndaj rivalëve, veçanërisht ndaj kolegëve në stolat e ekipeve të tjera. I pyetur në konferencën për shtyp para finales së Superkupës FA me Mançester Sitin, portugezi pati një koment për teknikun e ri të ish-ekipit të tij, Çelsit, Mauricio Sarrin.

“Sarri? Nuk është se e njoh personalisht, pasi ai drejtonte në Seria B kur unë isha në Itali me Interin. E kam parë në distancë. Ka një skuadër fantastike në dispozicion. Besoj se do bëjë një punë të mirë tek Çelsi” – deklaroi Murinjo.

 

Related posts

INTER ZBULON PRAPASKENËN/ Ja shuma e vërtetë që “Zikaltërit” kanë paguar për Christian Eriksen

Delo.autor

Belotti drejt “gjigantit” të La Liga-s

Q.Autor

NDESHJA DERBI KRYEQYTETAS/ “Avullojnë” biletat në “Selman Stërmasi”, ja sektorët ku ka ende shitje (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment