Futboll Seria A Sport

KA FRIKË TEK MILANI/ Higuain thuajse e kryer, Roma bën ofertë për Suson

Takim deri afër orës 3 të mëngjesit në zyrat e Milanit: Leonardo, vëllai-agjent i Gonzalo Higuain it, si dhe avokati i sulmuesit argjentinas. Tashmë gjithçka po shkon në vend, sepse Milani ka marrëveshje me Juventusin për huazim për 18-20 milionë euro, si dhe të drejtë blerjeje për 35 milionë.

Higuain ka në tryezë 7.5 milionë euro në sezon dhe garancinë se do jetë pikë kyçe e projektit kuqezi, përtej fjalës huazim. Pikërisht kjo gjë ka stepur Gonzalon, por Leonardo e ka bërë të qartë me përfaqësuesit e tij se është vetëm një mënyrë për të ndarë pagesën në dy këste.

Sot ose nesër pritet zyrtarizimi, Milani ka fjetur sulmuesin e ri, që do të rinisë vorbull lëvizjesh, sepse Kaliniç, Baka e Andre Silva janë në shitje.

SUSO – Milani ka nevojë për para, Roma e di mirë dhe hidhet në sulm: ofertë për Suson. Jo 38 milionë sa ishte klauzola e spanjollit, por Diego Peroti plus 15 milionë euro.

Peroti është një sulmues që luan zakonisht në të majtë, ndërkohë që Milani po merr edhe anësorin tjetër Bernard, falas. Në këtë mënyrë, Suso mund të sakrifikohet për të fituar miliona të rëndësishme, por nga ana tjetër shqetëson mosha: Peroti është 30 vjeç, Suso 24 dhe pronarët e Milanit duan ekip sa më të ri në moshë.

 

Related posts

BARAZIMI NDAJ CLUB BRUGGE/ Plasin polemikat për treshen Messi-Neymar-Mbappe, Donnarumma bëhet çështje

Delo.autor

Norvegjia, Lagerback: Vlerësim për Shqipërinë, por imponojmë futbollin tonë

Sadik.Autor

PËSOI ATAK KARDIAK NË SFIDËN E “EURO 2020″/ Eriksen bën postimin e parë pas kualifikimit të Danimarkës

Delo.autor

Leave a Comment