Futboll Sport

DËSHTOI TEK HAMBURGU/ Spanjë apo Itali, dilema e madhe e Mërgim Mavrajt

Mërgim Mavraj është lojtar i lirë dhe dy janë ofertat konkrete deri më tani. “Bild” e ka bërë me dije me kohë se Deportivo La Korunja e kërkon qendërmbrojtësin, i cili do të ishte lideri i spanjollëve për prapavijën. Financiarisht oferta është e mirë, por lojtari i Shqipërisë nuk ka vendosur.

Mësohet se Mavraj është i kënaqur prej saj, por mbetet në dilemë se ku do të luajë sezonin e ardhshëm. I duhet të zgjedhë mes Spanjës dhe Italisë.

Mavraj vjen nga një periudhë jo e mirë te Hamburgu. Klubi gjerman e pat penalizuar mbrojtësin, i cili për disa muaj u stërvit me ekipin e dytë. Kontrata përfundonte verën e ardhshme, por palët u ulën dhe diskutuan për të zgjidhur kontratën. Sigurisht që ka pasur edhe dëmshpërblim për lojtarin, që përfitonte rreth 2 milionë euro në sezon te klubi i rënë nga Bundesliga.

Related posts

Ronaldo: Do të luftojmë për Championsin, nuk jemi dorëzuar as për La Ligan

Q.Autor

Barcelona dështoi ta merrte/ Gjiganti anglez futet në mes për të rrëmbyer yllin francez

Isa.Autor

LA LIGA/ Atletico dhe Real për të përfituar nga hapi fals i Barcelonës, ja se si pritet të luajnë të dyja skuadrat në derbi

F.autor

Leave a Comment