Futboll Premier League Sport

Chelsea blindon Kante/ Klubi i ofron kontratë më të mirë se ajo e Hazard

Kërkohet nga skuadrat më të mëdha të Europës, por duket se e ardhmja e N’Golo Kante do të jetë sërish premier League dhe skuadra e Chelsea. Kampioni i botës me Francën është një lojtar fjalëpak, puna e të cilit nuk duket shumë në fushën e lojës, por është e rëndësishme në skemat e skuadrës, ndaj dhe trajneri Maurizio Sarri ka vendosur që të mos e lërë të lirë.

Sipas “Times”, trajneri italian i ka kërkuar presidentit Roman Abramovich që lojtari të mos largohet, por të qëndrojë te Chelsea edhe sezonin e ardhshëm. Për këtë arsye, drejtuesit e “bluve” të Londrës kanë gati ofertën e re, shumë herë më të mirë se ajo aktuale, madje bëhet fjalë për një rinovim përrallor për Kante.

Mediat britanike konfirmojnë se për mesfushorin francez është gati një ofertë prej 17 milionë eurosh në sezon, për 5 vitet e ardhshme, një shumë që është më e lartë edhe se ajo e belgut Eden Hazard. Kjo kontratë e re pritet që të largojë skuadrat që synojnë të marrin Kante, duke konfirmuar kështu qëndrimin e tij te Chelsea edhe sezonin tjetër.

Related posts

E BUJSHME/ Milani e nis ditën fuqishëm, ZYRTARIZOHET mesfushori i njohur (VIDEO)

F.autor

“E MERITUAM FITOREN NDAJ PARTIZANIT”/ Mesfushori Aleksi: Rritja e besimit dhe ruajtja e grupit na bën që…

Delo.autor

SEVILLA-BARCELONA/ Koeman i beson treshes së sulmit Messi, Griezmann dhe Dembele (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment