Futboll Sport

Nisin llogaritë te Vllaznia/ Lika udhëheq dhe ndiqet pas nga tre personazhe të tjerë

Vllaznia duket se ende nuk ka diçka të sigurt sa i përket postit të trajnerit. Edhe pse kohët e fundit është folur gjatë në mendja për konfirmimin e Hasan Likës në krye të ekipit shkodran, ende nuk ka diçka zyrtare.

Tekniku i njohur ka konfirmuar më herër për Newsport.al se ka patur kontakte me drejtuesit e klubit, por pritet të që të ketë dhe një tjetër takim për të dhënë pas një vendim përfundimtar dhe nisur më pas menjëherë përgatitjet për sezonin e ri.

Hasan Lika nuk është emri i vetëm që qarkullon në kampin shkodran. Zbulohet se në listën e drejtuesve të Vllaznisë janë dhe tre emra të tjerë. Bëhet fjalë për Edi Martinin, Ervis Krajën dhe Agim Canajn. Nuk dihet se cili nga emrat e sipërpërmendur do marrë në dorë “frerët” e ekipit, kjo gjë do zbulohet ditët e ardhshme, deri atëherë duhet të presim që të ketë diçka zyrtare nga vetë klubi.

Related posts

LUKAKU MBURRET ME KREVATIN E RI/ Ranokia e tall keq SULMUESIN e Interit (FOTO)

Delo.autor

E BUJSHME NË ANGLI/ Nuk kursehen në merkato, Goditja e dyfishtë e gjigantëve të Europës…

Delo.autor

UEFA mund ta detyrojë PSG-në që ta shesë Neymarin në Spanjë tek…

Sadik.Autor

Leave a Comment