Futboll Seria A Sport

MILANI NË FESTË/ Arrihet marrëveshja, Higuain te Milani në formë huazimi

Mungon vetëm zyrtarizimi, por palët janë duke mbyllur detajet e fundit për transferimin e sulmuesit argjentinas Gonzalo Higuain nga Juventusi te Milan. Duket se takimi i djeshëm mes drejtuesve të dy skuadrave, takim që ka zgjatur mbi 4 orë, ka vulosur këtë transferim, që do të jetë në formë huazimi. Milan do të derdhë në arkën e Juventusit një shumë mes 18-20 milionë eurove për huazimin, me të drejtë blerje për shumën e 36 milionë eurove pas një viti.

Tashmë në tryezë janë ulur avokatët e dy skuadrave për të kompletuar detajet e fundit dhe pritet që brenda 48 orësh sulmuesi argjentinas të lërë Torinon për t’u transferuar në Milano. Juventus dhe Milan kanë diskutuar dhe kanë arritur një marrëveshje edhe në lidhje me një shkëmbim mes Leonardo Bonucci, që do të rikthehet te bardhezinjtë pas një viti dhe Mattia Caldara, që do të shoqërojë Higuain dhe do të luajë me kuqezinjtë sezonin e ardhshëm.

Related posts

JUVENTUS-GENOA/ Rikthehet CR7, Douglas Costa dhe Ramsey në formacion. ja ylli që mungon

Delo.autor

E FUNDIT/ Denoncon Labëria, ja pse Flamurtari rrezikon të humbasë dy ndeshje në tavolinë…

Delo.autor

“Goli” që ndezi “luftën” MILAN-JUVE/ Ish-zyrtari i KUQEZINJVE: Me VAR-in do ishte i…

Isa.Autor

Leave a Comment