Futboll Sport

TALENTET PREMTUES/ Kosova dhe Shqipëria, “luftë” për 8 lojtarë që luajnë në Europë

Përtej diplomacisë së dy federatave, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë, tashmë është e qartë se për lojtarët shqiptarë që luajnë në Europë do të ketë një “luftë” të fortë. Dhe kjo “luftë” duket se tashmë ka nisur.

Në faqen e saj zyrtare në Tuiter, Federata Kosovare e Futbollit bën me dije se po bëhen të gjitha përpjekjet për të bindur disa lojtarë, me në krye talentin e Bajernit të Mynihut, Meritan Shabani, që të luajnë me kombëtaren e Kosovës.

Janë të njëjtët lojtarë, që edhe Shqipëria kërkon t’i marrë në kombëtaren e saj.

Në listën e publikuar nga Federata e Kosovës janë 8 lojtarë, mes tyre edhe Albian Ajeti dhe Florian kamberi, të cilët më parë kanë thënë “Jo”, por gjithçka mund të ndodhë në vazhdim.

Lojtarët që Kosova kërkon t’i bindë të luajnë me kombëtaren e saj:

Meritan Shabani (Bayern)

Mërgim Berisha (Magdeburg)

Elvis Rexhbeçaj (Wolfsburg)

Florent Hadëgjonaj (Huddersfield)

Shkëlqim Demhasaj (Luzern)

Florian Kamberi (Hibernian)

Albian Ajeti (Basel)

Mirlind Kryeziu (Zuerich)

Related posts

Reali Madrid gjen zëvendësuesin e Luka Modric

Q.Autor

“Shfuqizohet” CAS/ Vendimet s’do jenë më përfundimtare, buzëqesh SKËNDERBEU

Isa.Autor

Tottenham i gatshëm të shesë Kanen

Q.Autor

Leave a Comment