Futboll Premier League Sport

MAHNITI NË BOTËROR/ Leicester i dyfishon rrogën për të bindur mbrojtësin ANGLEZ të qëndrojë

Manchester United kërkon me ngulm të afrojë një mbrojtës dhe prej kohësh i ka vënë syrin lojtarit të Leicester dhe kombëtares angleze Harry Maguire, por duket se ky transferim nuk ka për të qenë i lehtë. Ndoshta nga sot edhe vetë “djajtë e kuq” do të heqin dorë, duke parë se Leicester ka vendosur t’i dyfishojë rrogën mbrojtësit 25-vjeçar, që në Kupën e Botës “Rusi 2018” shkëlqeu me kombëtaren e vendit të tij.

Sipas “Daily Express”, drejtuesit e Leicester i kanë ofruar 95 mijë stërlina në javë mbrojtësit Harry Maguire për të qëndruar sërish në skuadër (dy here më e lartë nga paga aktuale), shifër që pritet të kënaqë lojtarin dhe të mbajë larg tij “kthetrat” e United. Kjo shifër është më e lartë nga ajo që United i pat ofruar lojtarit pas Botërorit, 65 mijë stërlina në javë, por tashmë vlera e lojtarit është rritur ndjeshëm.

Related posts

“VIDEO LAJM”/ Tifozja që “çmendi” rrjetin dhe kamerat (dhe kaloi ndeshjen në plan të dytë)

Delo.autor

PORTO-MILAN/ “Kuqezinjtë” do të tentojnë maksimumin për të fituar këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

HIDHET SHORTI NË EUROPA LEAGUE/ Manchester United pjesë e grupit të vështirë, ja kundërshtarët

Delo.autor

Leave a Comment