Futboll Premier League Sport

ÇMEDURIA E MERKATOS/ Barcelona dhe Arsenal bëjnë gati një shkëmbim të bujshëm

Barcelona dhe Arsenal po planifikojnë një shkëmbim të bujshëm në merkaton e kësaj vere. Sipas asaj që shkruan “The Sun”, londinezët janë shumë pranë marrjes së sulmuesit anësor francez Ousmane Dembele.

Në këmbim të lojtarit, të ardhur nga Borussia Dormtund në verën e kaluar, për më shumë se 100 milionë euro, Arsenal është gati të çojë në “Camp Nou”, mesfushorin Aaron Ramsey.

Ky i fundit do ta pranonte me kënaqësi kalimin te Barcelona, sepse si deklaroi edhe vetë një muaj më parë, “pa Wenger gjërat te Arsenal nuk dhurojnë më të njëjtën kënaqësi.”

Pikërisht në ditët e fundit të merkatos mund të ndodhë shkëmbimi i fundit Ramsey-Dembele.

Related posts

“KUKËSI KA KONTAKTUAR ME MENAXHERIN TIM”/ Rrëfehet Nwabueze: Jam i shëndetshëm, si mund të…

Delo.autor

DISFATA NË “KUPËN E MBRETIT”/ Ish-trajneri i Real Madridit: Kroos është i ngadaltë si një…

Delo.autor

A JU KUJTOHET 6-0? Sheva, Comandini dhe… Milani frymëzohet nga derbi historik (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment