Futboll Shqipëri Sport

ADOLFO SORMANI RIKTHEHET TE PARTIZANI/ Trajneri italian firmos për 2.5 vite

Tani është zyrtare. Klubi Futbollit Partizani ka firmosur marrëveshjen me Adolfo Sormanin. Trajneri Sormani ka nënshkruar një kontratë për 2 vite e gjysëm dhe është prezantuar sot nga Presidenti Demi ndërsa menjëherë i është bashkuar ekipit në seancën stërvitore në kompleksin sportiv “International Tirana” në Pezë.

“Trajneri 54 vjeçar ka qenë pjesë e klubeve të Juventus e Napolit në Itali dhe së fundmi në krye të ekipit danez Velje, skuadër me të cilën regjistroi rezultate shumë pozitive.

Në drejtimin e Adolfo Sormanit i cili rikthehet në familjen e kuqe, përgjatë sezonit 2016 – 2017 ekipi arriti rezultate historike në kompeticionet evropiane, duke u kualifikuar deri në fazën play off të Europa League” shkruan në faqen zyrtare klubi i Partizanit.

Related posts

FRIKA NGA TRAZIRAT/ “BBS Security” publikon planin: Ja çfarë nuk lejohet në derbi!

Isa.Autor

MERR FUND DILEMA/ Shoku i ekipit zbulon të ardhmen e Golovin

Isa.Autor

VAR-i VENDIMTAR/ Momenti kur Sociedad i shënon golin e dytë Realit (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment