Champions League Futboll Sport

HISTORIKE/ SHKËNDIJA në turin e tretë të Champions, eliminohet Sheriff Tiraspol

Shkëndija e Tetovës hap një kapitull të ri në Champions League, pasi ka mposhtur me rezultatin e përgjithshëm 1-0 në të dyja ndeshjet Sheriff Tiraspol duke u kualifikuar në turin e tretë të kompeticionit më prestigjoz në Evropë. Ndeshja e kthimit në “Stadionul Sheriff”, ishte tepër e luftuar me vendasit që bënë gjithçka për të shënuar në portën e Shkëndijës së Tetovës, por Zahov bëri disa pritje të shkëlqyera duke e ruajtur portën të paprekur (0-0). Me këtë rezultat kuqezinjtë do të luajnë në turin e tretë të Champions dhe janë shumë afër realizimit të një ëndrre disavjeçare.

45’ minutat e para u mbyllën në barazim pa gola, por me raste të volitshme për vendasit. Në 20’ minutat e para mungojnë rastet e rrezikshme me kuqezinjtë që mbrohen mjaft mirë. Në të 24-tën Sheriff Tiraspol ka një mundësi mjaft të mirë për të kaluar në avantazh, por gjuajtja e Kapic përfundon në traversë. Në këto minuta vendasit e kërkojnë me insistim golin e avantazhit, por nuk arrijnë të depërtojnë mbrojtjen e Shkëndijës që sakrifikon shumë. Pavarësisht disa aksioneve të rrezikshme ky fraksion u mbyll me rrjeta të paprekura.

Edhe pjesa e dytë nuk ndryshon shumë nga e para, me Sheriff Tiraspol që e sulmon me të gjitha forcat kundërshtarin. Si Kamara ashtu edhe Joalisson, provojnë me të gjitha mënyrat të mposhtin Zahov, por portieri i kuqezinjve është i pandalshëm. Shkëndija mbrohet mirë dhe provon ta sulmojë kundërshtarin nëpërmjet kundërsulmit, por nuk janë efikas në rastet e paraqituara me Ibraimin dhe Eminin, që nuk arritën të shënojnë. Minutat kalojnë dhe presioni rritet te vendasit, por ky fakt nuk i shqetëson kuqezinjtë që mbrohen mirë dhe në fund marrin një barazim që ka shijen e kualifikimit. Në barazim pa gola u kualifikua Shkëndija, pasi kishte fituar 1-0 në ndeshjen e parë.

Related posts

SHERRI BRENDA KLUBIT/ Roma nuk e fal yllin e sulmit, ja gjoba për të

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Agjenti i Paulo Dybalas ndodhet në Angli, nis negociatat me…

Delo.autor

Mario Mandzukic dhe Edin Dzeko kanë refuzuar oferta shumë të majme nga Kina

Q.Autor

Leave a Comment