Futboll La Liga Sport

E akuzuan për tradhëti ndaj Spanjës, Mourinho mbron Lopeteguin

“Ky nuk ishte Real Madrid i vërtetë, njëlloj sikurse nuk ishte as Manchester United i im. Të dy skuadrave u mungonin shumë futbollistë, madje edhe një kampion bote si Varane … Ata kishin në përbërje shumë futbollistë nga ekipi i dytë, nuk janë ende në gjëndje që të testojnë veten”. Kështu e ka komentuar trajneri portugez, Jose Mourinho paraqitjen e Real Madrid në përballjen ndaj Manchester United.

Ndërkohë, “Special One” ka folur edhe për largimin e Cristiano Ronaldo nga Real Madrid, e gjithashtu ka dalë në mbrojtje të ish-trajnerit të përfaqësueses së Spanjës, Lopetegui, i akuzuar si “tradhëtar”, për shkak se nënshkroi me “Los Blancos” ndërkohë që ndodhej në Rusi me ekipin kombëtar, vetëm dy ditë përpara fillimit të Kupës së Botës. “Është e natyrshme që Madrid do t’i mungojë ai, por Reali është më i madh se çdo futbollist. I uroj fat Lopeteguit. E njoh atë prej 21 vitesh dhe është një trajner i madh. Kur unë nënshkrova me Real Madrid, isha ende te Inter dhe madje fitova trofeun e Champions League. Nuk u bëra më pak profesionist për shkak të asaj firme”, deklaroi Mourinho në mbrojtje të trajnerit aktual të Real Madrid.

Related posts

Ronaldo kishte vendosur qysh në janar të largohej, për disa arsye ai…

Sadik.Autor

PAS ELIMINIMIT TË HOLANDËS/ Kur legjenda Van Basten kishte të drejtë, ja çfarë tha për mbrojtësin De Ligt

Delo.autor

Sa i varur është Brazili nga Neymar dhe humbja 7-1? Tite zbërthehet para Botërorit

Sadik.Autor

Leave a Comment