Futboll Sport

Është e pamundur/ Ja çfarë po paralajmëron Pastore për Neymar dhe PSG

Ish-lojtari i PSG, Javier Pastore, shpreson se Neymar mund të vazhdojë të prodhojë suksese në Francë, pasi ai pretendon se një lëvizje e brazilianit larg kryeqytetit francez është e pamundur.

Neymar fitoi një tripletë të brendshme në sezonin e tij të parë me PSG, por gjithçka u ndërpre nga lëndimi, pasi klubi i tij u eliminua nga Liga e Kampionëve. Ish-lojtari i Barcelonës ka qenë vazhdimisht i lidhur me një kthim në Spanjë, te Real Madridi, por vetë ai ka këmbëngulur se do të qëndrojë në Paris.

Dhe Pastore, i cili sapo e la PSG për Romën, nuk mund të shohë ndonjë rrethanë, në të cilën Neymar ëviz në merkaton e kësaj vere. “Është e pamundur që Neymar të largohet nga PSG, këtë verë, – tha Pastore pas ndeshjes së “International Champions Cup”, të fituar 4-2 ndaj Barcelonës. – PSG bëri një investim shumë të madh me të. Ata mbështeten shumë te Neymar, si lojtar dhe si person. Sezonin e kaluar ai pati fat të keq, sepse u dëmtua në momentin kryesor të garës.

Ky vit do të jetë një shans i mirë për të, që të jetë në gjendje të tregojë gjithçka. Kjo ka rëndësi. Me dëshirën e Zotit, shpresoj se ai mund të fitojë shumë gjëra të rëndësishme te PSG”. Neymar shënoi 19 gola në 20 ndeshje të luajtura në Ligue 1, sezonin e kaluar, duke formuar një trident të frikshëm së bashku me Edinson Cavani dhe Kylian Mbappe.

Related posts

REAL MADRID-INTER/ “Klasikja” e harruar e Europës. Sa shumë histori, përmbysje dhe gola në të shkuarën

Delo.autor

“MË I MIRË SE ZALTAN”/ L’Equipe “kurorëzon” Mbappe, “gjeli’ jep lajmin e madh

F.autor

NË ANGLI NUK LEJOHET/ SARRI tymos CIGARE gjatë fitores me Newcastle

Isa.Autor

Leave a Comment