Boks Sport

E BUJSHME/ Oferta e çmendur e WWE, Fury mund të braktisë ndeshjen me…

Tyson Fury mund të shokojë botën e sportit dhe të largohet nga boksi per t’u përfshirë me kohë të plotë në WWE. Oferta e kompanisë së këtij sporti ka qenë e parefuzueshme, pasi anglezi ka futur në llogarinë personale 12 milionë paund për ndeshjen kundër Braun Strowman.

Ndeshja do të zhvillohet në eventin që WWE do të mbajë në Arabinë Saudite më 31 dhjetor dhe fitimet e WWE pritet të jenë rekord. “Gypsy King” ka komentuar momentin e tij dhe ka theksuar se nuk po mendon për boks, por për WWE. Një deklaratë që ka frikësuar fansat, pasi Fury mund të braktisë revanshin ndaj Deontay Wilder.

“Kush e di, pas kësaj sfide mund të jenë dhe shumë të tjera, varet se çfarë dëmtimesh marr më 31 tetor. Kush e di, pas Braun Strowman mund të ndeshem me Cain Velasques, ose me Brock Lesnar, kush e di. Jam duke u stërvitur në ambientet e WWE në Orlanda. Duhet të pushoja për shkak të problemeve me syrin tim, por jam i emocionuar për ndeshjen kundër Braun. Ndeshja ime me Wilder do të jetë ndeshja më e madhe e boksit, por nuk po mendoj për të tani. Thjesht po shijoj jetën time dhe po përqëndrohem te WWE”, – tha Fury.

Related posts

“ME SKËNDERBEUN HUMBËM 2 PIKË”/ Trajneri Martini: Me Tiranën do jetë njësoj si ndeshjet e tjera

Delo.autor

YLLI I MAN UNITED REPLIKON MOURINHON/ Pogba: Skemat e tij po SHKATËRROJNË…

Isa.Autor

NGRITI TROFEUN E EUROPA LEAGUE/ Pedro, “Njeriu i Finaleve” që hyn në histori

Delo.autor

Leave a Comment