Futboll La Liga Sport

PO SHKËLQEJNË/ Valverde “votëbeson” Rafinhën dhe lumturohet nga Malcom

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, foli në dhomën e shtypit të “AT & T Stadium”, në Arlington, pas disfatës së parë të parasezonit të Barçës, kundër Romës, me rezultatin 2-4. Kjo është pamja e tij mbi ndeshjen.

A mendoni se humbja shërben për të analizuar shumë gjëra? Lajmi më i mirë është se ka shënuar Malcom…
Mendoj se luajtëm një lojë të mirë, përveç çerekorëshit të fundit. Për 75 minuta kemi dominuar ndeshjen në mënyrën e dëshiruar, por edhe kemi kërkuar që lojtarët të kenë më shumë minuta. Ka pasur minuta, në të cilat e kemi dominuar ndeshjen dhe kemi qenë në gjendje ta dërgojmë rezultatin në 3-1. Roma, me një ekip më të plotë, na ka shtrënguar. Ne kishim një ekip shumë të ri në fushë, ndërsa italianët u paraqitën me një ekip më veteran. Por, unë jam i lumtur me paraqitjen. Ne të gjithë dëshirojmë të fitojmë, por mendoj se kemi bërë një ndeshje të mirë.

A pritnit që Malcom do të përshtatej kaq shpejt?
Ai është një lojtar që lidhet mirë me lojën. Eshtë një lojtar i fortë, që mund të japë shumë “mes rreshtave”. Ka një goditje potente. Jemi të lumtur që kjo përshtatje ndodhi shpejt.

Rafinha ka luajtur dy ndeshje të mira. A mund t’i jepni atij minutat që dëshiron në sezonin e ri?
E kam parë shumë mirë në të dyja ndeshjet. Ai ka një qëndrim të madh ndaj lojës, luan në disa pozicione dhe në rastin tim është hera e parë që mund ta shoh Rafinha me këtë diferencë, sepse u dëmtua vitin e kaluar. Është hera e parë që kam parë atë të luajë më shumë kohë dhe në trajnim. Dhe jam i kënaqur, sepse ai është duke luajtur mirë dhe po tregon përfshirje të madhe.

A ishte nënshkrimi i Malcom në planet tuaja, apo një surprizë e klubit?
Klubi punon që të ketë lojtarë të mirë dhe kjo është ajo që po bëjmë. Unë jam pjesë e klubit, si trajner. Por, ka njerëz të tjerë, që janë të përkushtuar për të ndjekur lojtarët dhe Malcom ishte një mundësi. Ne jemi të kënaqur me të, sepse shohim se ka shumë mundësi.

Related posts

RIKTHEHEN TEK TRIUMFI/ Benzema i dhuron një fitore të vuajtur Realit

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Real Madrid-Levante. Rezultati 3-1

Delo.autor

PREMIER/ Arroganca e Van Dijk tërbon Alisson dhe i fal golin Leeds, Salah i shpëton nderin (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment