Futboll Seria A Sport

NJË SEZON I “MALLKUAR” TEK JUVENTUSI/ Sami Khedira konfirmon në rrjetet sociale: Kam vendosur të…

Mbyllet sezoni për Sami Khedira-n, i cili ka lajmëruar në rrjetet sociale se do të operohet në gju: “Pas katër muajsh me dhimbje të vazhdueshme, disa ditë janë më të këqija se të tjerat, kam vendosur të operohem, në mënyrë që të shërohem plotësisht”.

“Ndërhyrja do të zhvillohet në dy javët e ardhshme. Objektivi im është që të kthehem në 100% për fillimin e sezonit të ardhshëm. Pres me padurim që të luftoj për të arritur objektivat tanë”, ka shkruar gjermani.

Lajmi është konfirmuar edhe nga klubi bardhezi: “Khedira nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjet e ardhshme. Mesfushori ka disa probleme në gju dhe duhet të operohet”.

Në fillim ka ardhur problemi në zemër dhe tani ndërhyrja në gju. Ky ka qenë një sezon i mallkuar për Khedira-n, i cili ka qëndruar larg fushave për një kohë të gjatë.

Related posts

ÇËSHTJA VIDAL-INTER/ Gjesti i mesfushorit kilian për t’u veshur “zikaltër” dhe “lëmosha” e Barcelonës

Delo.autor

Tifozëve të Milanit u humbet durimi me yllin e ekipit

Sadik.Autor

BOTËRORI/ Argjentina fiton ndaj Polonisë dhe pret tashmë Australinë! Meksika mund Arabinë Saudite, por nuk arrin dot kualifikimin

F.autor

Leave a Comment