Futboll Premier League Sport

Klopp konfirmon largimin e 8 lojtarëve nga Liverpool para fillimit të sezonit

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka bërë me dije se para fillimit të sezonit të ri (10 gusht) do të ketë disa largime lojtarësh nga “reds”, para se të përfundojë afati i merkatos. Dhe do të jenë jo pak, por 8 lojtarë që do të zbrasin stolin e skuadrës së Liverpool, pasi për trajnerin gjerman ata nuk janë pjesë e planeve të tij pas afrimeve në merkaton e verës.

Danny Ings dhe Divock Origi janë dy emrat e parë që do të lënë skuadrën e “reds”, që pasohet nga portieri Simon Mingolet, që nuk pranon të jetë i treti në listën e lojtarëve që do të mbrojnë portën. Emrat e tjerë të vënë në listën e lojtarëve që do të largohen janë Lazar Markovic, Pedro Chirivella, Marko Grujic, Sheyi Ojo dhe Ben Woodburn.

Related posts

NATIONS LEAGUE/ Moldavia shokon Kosovën, mbrojtja e përgjumur i kushton “Dardanëve” (VIDEO)

Delo.autor

PUBLIKOHET KALINDERI PËR SEZONIN 2019-20/ Ligue 1 nis me spektakël, kampionët presin të sapo ngjiturit në elitë

Delo.autor

Nga Anglia: Matteo Darmian, midis Interit dhe Juventusit (DETAJET)

Isa.Autor

Leave a Comment