Futboll Sport

REAL-MILAN/ Ja kur do të luhet SUPERSFIDA për TROFEUN “Santago Bernabeu”

Tashmë është zyrtare, pasi Real Madridi ka informuar tifozët e vet se për trofeun “Santiago Bernabeu” do të përballen me Milanin. Përballja mes dy gjigantëve do të zhvillohet më datë 11 gusht, në orën 19:00.

Reali dhe Milani janë klubet me më shumë trofe të Ligës së Kampionëve, gjithsej 20, me mbretërit që kanë 13 dhe kuqezinjtë 7. Pra, do të jetë një përballje e dy më të mëdhenjve të kontinentit.

Madrilenët kanë qenë dominues në vitet e fundit duke e fituar tri herë radhazi Ligën e Kampionëve.Te Milani situata është ndryshe, pasi nuk ka luajtur në garën më të madhe në Europë në vitet e fundit. Hera e fundit që italianët e kanë fituar trofeun është viti 2007.

Milani këtë vit është duke punuar shumë që të marrë lojtarë me vlerë, me Gonzalo Higuainin, që është në qendër të merkatos.

Related posts

E BUJSHME/ Koronavirusi zhvlerëson Neymar, braziliani parakalohet nga dy anglezë

Delo.autor

Refuzoi Sampdorian për Lazion, Valon Berisha drejt Serisë A

Isa.Autor

E BUJSHME/ BARCELONA gjen pasuesin e MESSIT, ka gati 250 milionë euro

Isa.Autor

Leave a Comment