Futboll Premier League Sport

ZBULOHET PRAPASKENA/ Pioli e telefonoi për ta bindur, Kieza: Do transferohem te…

Telenovela “Federiko Kieza” pritet të vijë drejt fundit, me Juventusin që e ka bllokuar futbollistin dhe kanë gjetur akordin edhe me klubin e Fiorentinës. Baza është pagesa e 60 milionëve në katër këste të barabarta brenda 3 viteve të ardhshme (kësti i parë këtë verë, i dyti në 2021, i treti në 2022 dhe i katërti në verën e vitit 2023).

Gjithsesi, fakti që edhe Milani e kërkon me ngulm yllin e Fiorentinës dhe gjithashtu sulmuesin titullar të kombëtares së Italisë e konfirmon edhe “Corriere Fiorentino”, sipas së cilës në orët e fundit Stefano Pioli e ka telefonuar.
Trajneri i kuqezinjve ka dashur që ta bindë personalisht futbollistin që t’i bashkohet Milanit, por përgjigjja e Kiezës ka qenë negative: “Me Juventusin i kemi çuar shumë përpara bisedimet dhe plotësimin e dokumentacionit, prandaj nuk mund të bëj më asnjë hap mbrapa”, mësohet të ketë qenë përgjigjja e 22-vjeçarit, i cili pritet të firmosë kontratën me bardhezinjtë.

Related posts

Mesfushori i Liverpoolit dëmtohet rëndë, humb edhe Botërorin

Sadik.Autor

Kur pashë Iniestën në stol, mendova se nuk marr vesh nga futbolli…

Isa.Autor

“BESOJ TEK FITORJA E TIRANËS NË AIR ALBANIA“/ Flet mesfushori Hasani para derbit: Më vjen keq që…

Delo.autor

Leave a Comment