Futboll Premier League Sport

E BUJSHME/ CHELSEA dëshiron që OBLAK të zëvendësojë COURTOIS

Chelsea është ende në kërkim të portierit në merkato. Courtois do të shkojë te Real Madridi, por së pari, ai dëshiron të ketë zëvendësuesin e tij në “Stamford Bridge”. Dhe fokusi shkon direkt tek Oblak. Siç raportohet nga “Daily Mail”, klubi londinez dëshiron që slloveni të jetë portieri i ri dhe për të është i gatshëm të paguajë 100 milionë euro, sa është klauzola e tij e lirimit nga Atletico Madrid.

Londinezët vazhdojnë të kërkojnë përforcime në merkato, duke pasur si objektiv lojtarë që përshtaten me nevojat e trajnerit Sarri. Nuk ia vlen të merret dikush, vetëm që të mbushë vendin e Courtois, nëse belgu largohet për në “Bernabeu”, ndaj drejtuesit e Chelsea kanë supozuar se duhet të bëjnë një investim të fortë, ngaqë merkatoja e portierëve të nivelit të lartë është, gjithashtu, e fryer në shifra financiare. Blutë dëshironin Alisson, por portieri brazilian i Romës përfundoi duke nënshkruar me Liverpool për rreth 75 milionë euro. Jurgen Klopp, gjithashtu, donte Oblak, siç ka pranuar vetë trajneri gjerman i “Reds”.

Ka edhe emra të tjerë në tryezën e Chelsea, siç është Trapp, i cili ka te PSG rivalitetin e fortë për një vend titullari me Buffon dhe Areola. Gjithashtu, flitet për Pickford dhe Schmeichel, përfshirë edhe spanjollin Reina. Realiteti është se vendimmarrja nuk mund të zgjasë shumë sepse më 9 gusht mbyllet merkatoja në Premier League. Kjo vlen edhe për Courtois, që pret të rikthehet në Madrid, kësaj here me galaktikët e Realit.

Related posts

LEGJENDA E MAN UNITED/ Gary Neville: Si ka mundësi që ai të ndihet mbipeshë?, Unë me të vërtetë jam…

Isa.Autor

“Vetëm prej tij e ndjek Serie A”, Suarez i impresionuar nga talenti uruguajan

Q.Autor

DY NDESHJET E MBETURA/ Frikë për Partizanin e braktisur. Ja situata aktuale në kampion e kuq

Delo.autor

Leave a Comment