Futboll Seria A Sport

VIERI DEKLAROI SE LUKAKU ËSHTË SULMUESI MË I FORTË NË BOTË/ Cassano i del kundër: Ka të tjerë…

“Sipas meje, Lukaku është sulmuesi më i fortë në botë: më mirë se Kejn, Levandovski dhe Suarez”. E ka thënë Kristian Vieri, ish-bomberi i Interit dhe i kombëtares italiane, gjatë një interviste në kanalin e tij “Twich” së bashku me Gabriele Adanin, Nikola Ventolën dhe Antonio Kasanon.

“Nuk mund ta markosh, ka shumë fuqi fizike dhe shpejtësi krahasuar me të tjerët. Përtej Mesit e Ronaldos, Lukaku është më i miri në botë në nivel golash. Vendos Haland në vendin e dytë, por belgu është më i fortë”.

KASANO – “Si mund të vendosësh Lukakun mes pesë të parëve në botë?”. I kundërt është në mendim Kasano, që ka hedhur poshtë prononcimin e vetë sulmuesit të Interit.

“Si drejtor sportiv, i vendos përpara Benzemanë, Levandovskin, Firminon, Halandin, Agueron dhe Kejnin: të gjithë janë më të fortë se ai. Lukaku është i fortë vetëm në niveli fizik; më pas vërtet që në Serinë A bën diferencën, është jashtë diskutimi. Konte-Eriksen? Sipas meje është një çështje personale, me kombëtaren tha disa gjëra të caktuara dhe Konte nuk e mori mirë”.

Related posts

SAKTËSI DHE KLAS/ Balaj bën “tris” në Austri. Tani vjen radha e Ligës së Kombeve (VIDEO)

Delo.autor

DUAN TITULLIN/ Gattuso mbron Higuain: Një lider edhe po nuk shënoi gol

Isa.Autor

TENSION në tunelin e “Stamford Bridge”. Conte përplasi yllin e Chelsea, sherr masiv shpërtheu me…

F.autor

Leave a Comment