Futboll Gossip Seria A Sport

NUK KANË FUND PROBLEMET/ Divorcohet talenti i Milanit, e zyrtarizon në rrjetet sociale…

Hakan Calhanoglu është divorcuar nga ajo që ishte bashkëshortja e tij aktuale. Turku e ka bërë të ditur këtë lajm me një mesazh “të fortë” të publikuar në faqen e tij në rrjetin sociale “Facebook”.

Fantazisti nuk ka dashur të jap detajet që fshihen pas këtij divorci, por sipas tij ka një arsye shumë të fortë për të cilën do të diskutojë në një sallë gjyqi.

Calhanoglu ka luajtur me Karlsruhe, Hamburger dhe Leverkusen në Gjermani, përpara se të kalonte te Milan në verën e kaluar. Në 31 ndeshje zyrtare me kuqezinjtë, ai ka shënuar 6 gola.

Numri 10 i Milan ka qenë pjesë e rregullt e të gjitha kombëtareve të moshave të Turqisë, ndërsa me ekipin e parë përfaqësues ai ka zhvilluar 34 ndeshje me 8 gola të shënuar.

 

Related posts

Ka paqe te Lazio, Anderson kërkon falje, Inzaghi e kthen në skuadër

Q.Autor

Goditje e bujshme nga klubi i Superligës Kosovare, arrin akordin me mbrojtësin fierak

Isa.Autor

Shqipëri-Ukrainë/ Mundësi e shkëlqyer, e pabesueshme çfarë humbet Mavraj

Sadik.Autor

Leave a Comment