Futboll Premier League

Kaos Lukaku: Shkoi te United pas një riti magjik

Një mister i vërtetë ka shpërthyer në orët e fundit në Premier League dhe ka të bëjë drejtpërdrejtë me sulmuesin belg të Manchester United, Romelu Lukaku, dhe arsyen pse ai u largua nga Everton.

Sipas pronarit të Everton, Farhad Moshi, sulmuesi i ka telefonuar mamasë gjatë merkaton, teksa ajo ishte në një pelegrinazh në Afrikë. Ajo i ka rrëfyer të birit se kishte parë një rit voodoo që tregonte se ai duhej të largohej nga klubi liverpulas.

Ky lajm është përgënjeshtruar menjëherë nga stafi i lojtarit, që ka kontaktuar “BBC”: “Vendimi i Romelu nuk ka pasur lidhje me asnjë rit voodoo. Lukaku është katolik dhe voodoo nuk është pjesë e jetës së tij. Thjesht nuk kishte më besim tek Everton dhe për këtë arsye ka vendosur të ndryshojë ekip”.

Related posts

ISIS kërcënon përfaqësuesen angleze në prag të Kupës së Botës

Sadik.Autor

ITALI-SPANJË/ Stafi i Mancinit, nga Viali tek Lombardo. Një familje brenda… familjes

Delo.autor

INTER NUK NDALET NË MERAKTO/ Marotta kërkon dy blerje të reja, ja goditjet e radhës

Delo.autor

Leave a Comment