Champions League Futboll Sport

ELEMINIMI NË CHAMPIONS/ Nga porta në sulm, SAFET GJICI i kritikon të gjithë tek Kukësi

Kukësi luajti dje kundër Karabakut, ndeshje që përfundoi me rezultatin 3-0 në favor të azerëve. Verilindorët ishin të pafuqishëm ndaj një ekipi që dominoi 90-minutat e lojës. Nënkampionët e Shqipërisë hynin në fushë si favoritë pasi kishin barazuar në ndeshjen e parë me shifrat 0-0. Para sfidës, presidenti Safet Gjici u premtoi atyre një premio prej 100 mijë eurosh në rast kualifikimi.

Megjithatë kjo nuk ndodhi dhe kreu i verilindorëve ka shprehur hapur pakënaqësitë për atë që të “tijtë” treguan në fushën e blertë. Nga gafat e portierit dhe mbrojtësit Alla e deri te loja e “vakët” e Plakut në sulm, Safet Gjici ka kritikuar gjithçka. Dështimin kurrsesi s’mund ta tolerojë dhe këtë e ka treguar edhe më herët. Tashmë pritet kundërshtari që do të përballen në turin e tretë të Europa League. Në rast kualifikimi, verilindorët do të mund të shkruanin historinë. Megjithatë ka ende kohë deri në sfidën e radhës.

Related posts

“E VETMJA GJË QË…”/ Usyk: Jam i aftë ta mposht Tyson Fury dhe t’ia shkurtoj gjuhën

Delo.autor

Manchester City-Tottenham, publikohen formacionet zyrtare (FOTO)

Q.Autor

NGA HELMI TEL “CALCIOPOLI”/ Super dueli Inter-Juventus që zgjat… 110 vite

Delo.autor

Leave a Comment