Futboll Sport

CHAMPIONS CUP/ LYON e nis me fitore, “thyhet” BENFICA (VIDEO)

Lyoni e nis me fitore turneun prestigjoz veror International Champions Cup, ndërsa Benfica e mbyll me humbje. Në sfidën e zhvilluar mes tyre në Estadio Algarve në Faro të Portugalisë triumfuan francezët me rezultatin 3-2. Golat e qëndërmbrojtësit brazilian Marcelo dhe sulmuesit nga Burkina Faso Traore i dhanë avantazhin e dyfishtë Lyonit në fundin e pjesës së parë.

Benfica që pas fitores me penallti ndaj Dortmundit u mposht po me penallti nga Juventusi, këtë herë nuk rezistoi dot në kohën e rregullt, edhe pse Pizzi dhe autogoli i Marcelos sollën baraspeshën kur kishin mbetur edhe 26 minuta nga koha e rregullt. Por në minutën e 83-të Lyoni shënoi me Terrier duke marrë tre pikët e para në këtë turne. Me 3 pikë e mbylli aventurën në International Champions Cup edhe Benfica, ndërkohë që skuadra e Bruno Genesios të shtunën në mbrëmje do të sfidojë Interin në Lecce të Italisë.

Related posts

E BUJSHME/ Demi: Do të shkarkohet trajneri po humbëm në derbi (VIDEO)

Delo.autor

“I BIEN ME NJË VRIMË FYELLIT”/ KOSOVA në Grupin A: Shikoni si e komentojnë mediat SERBE, e quajnë…

Isa.Autor

“NUK BLEJMË DOT ILACET”/ Shpërthen peshëngritësi Çalja: Këtu fjala SPORT…

Isa.Autor

Leave a Comment