Futboll Sport

S’kanë të sosur problemet për VLLAZNINË, ish-mesfushori i TIRANËS e çon në gjyq

Si të mos mjaftonte rënia nga kategoria dhe problemet në sistemin drejtues, tashmë klubi i Vllaznisë duhet të përballet me lojtarin shkodran në Dhomën e Zgjidhjeve të Konflikteve. Bëhet fjalë për Erjon Vucajn, i cili është paraqitur në FSHF për të kërkuar leje-kalimin nga klubi i Vllaznisë.

Ai nuk dëshirontë kontribuojë më për ngjyrat kuqeblu dhe tashmë kërkon që të largohet si futbollist i lirë. Ish-mesfushori i Tiranës mund të kalojë te Luftëtari, ekip me të cilin luajti në Kupat e Europës. Deri më tani s’ka asgjë zyrtare, por fakt është se Erjon Vucaj ka përfunduar në DHMZK për të marrë leje-kalimin nga klubi shkodran.

 

Related posts

ÇFARË RREZIKON SARRI/ Konsumon 60 cigare në ditë dhe diagnostikohet me pneumoni…

F.autor

TUTTOSPORT PLAS BOMBËN/ Sot mbyllet TRANSFERIMI i MODRIC tek INTERI

Isa.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Ndeshje spektakolare, Liverpool mposht me përmbysje Milan në “Anfield”

Delo.autor

Leave a Comment