Futboll Premier League

Shënjestra e Unitedit, Justin Kluivert flet për bisedën me Mourinhon pas finales së Europa League

Talenti i Ajaxit, Justin Kluivert, ka folur për bisedën me Jose Mourinhon pas finales së edicionit të kaluar në Europa League.

Asokohe u përhapën thashetheme se strategu portugez u përpoq ta joshte 18-vjeçarin drejt Manchester Unitedit.

Mirëpo, Justin i ka hedhur poshtë spekulimet duke thënë se me Mourinhon e kishte kujtuar kohën kur ishin njohur te Barcelona.

Portugezi ka qenë asistent trajner i Blaugranëve në kohën kur Patrick Kluivert luante në Camp Nou dhe që atëherë e kishte takuar Justinin kur ishte fëmijë.

“Ai vetëm u gëzua që më pa. Mourinho më njeh që si fëmijë kur babai im luante te Barcelona, ndërsa Mourinho punonte si asistent trajner”, ka treguar talenti i Ajaxit.

Djajtë e Kuq janë në kërkim të një anësori gjatë afatit kalimtar të janarit, mirëpo Lucas Moura (Paris Saint-Germain) dhe Malcom (Bordeaux) janë përpara Kluivertit në listën e klubit anglez.

Sportsmail ka raportuar se Unitedi e ka mundësinë që ta transferojë Mouran këtë muaj.

Braziliani do të shitet nga PSG, duke qenë se klubi francez duhet t’i plotësojë kushtet financiare dhe ai mund të kushtojë rreth 28 milionë euro.

Sipas Telefoot, klubi anglez është favorit për transferimin e 25-vjeçarit, i cili ka shprehur dëshirë të transferohet në Old Trafford.

Related posts

E PAZAKONTË NË ITALI/ Klubi i Serie A shkarkon 2 herë trajnerin brenda 6 muajve

Delo.autor

ZBULON EKIPIN E ËNDRRAVE DHE SHFRENON FANTAZINË/ Sulmuesi Daku: Shpresoj që në një të ardhme të afërt të…

Delo.autor

STATISTIKA TË ÇUDITSHME/ Më i mirë se Messi, CR7, Mbappe & Co. Buffon është i vetmi në Europë

Delo.autor

Leave a Comment