Futboll Seria A Sport

“Doni Modricin”/ REALI befason INTERIN me shumën e kërkuar, duan …milionë euro

Luka Modric tek Interi nuk është thjesht një hipotezë e merkatos, por një mundësi reale që po u shfaqet zikaltërve në këto momente. Sipas mediave italiane, lojtari ka udhëzuar përfaqësuesit e tij që të nisin bisedimet konkrete dhe kjo është arsyeja pse një nga menaxherët e tij sot është parë në Milano.

Vlado Lemic, një nga përfaqësuesit e lojtarit, është ai që po bën ndërkohë negociata me Real Madridit që ta mundësojë transferimin e futbollistit në Milano.Modric kërkon të largohet nga Reali, por klubi spanjoll për momentin ka vendosur veton, duke bërë të qartë se nëse 33-vjeçari kërkon të largohet, dikush duhet të paguajë klauzolën e tij që është 500 milionë euro.

Lemic insiston që të bëhet i mundur transferimi i tij në formën e huazimit, e vetmja mënyrë në të cilën mund të veprojë Interi, me pagesën vitin e ardhshëm të një shifre shumë më të vogël nga zikaltrit sesa është pretendimi i madrilenëve.

Për të kënaqur Perezin, ai është gati të bindë Milinkovic-Savic të bëhet pjesë e madrilenëve, pasi vetëm afrimi i një mesfushori të këtij kalibri mund të bëjë të mundur që klubi të lërë të largohet kroatin.

 

Related posts

Milwaukee mposht Boston, fituesi përcaktohet në takimin e shtatë

Sadik.Autor

LIVE/ Starton pjesa e dytë. Kastrioti kërkon 3 pikëshin, Kamza të “shpëtojë” takimin (VIDEO)

Isa.Autor

Paolo Maldini mbush 50 vjeç: E ardhmja ime? Kombëtarja e Italisë ose…

Isa.Autor

Leave a Comment