Futboll Premier League Sport

BINDËN NË BOTËROR/ Gareth Southgate pranë rinovimit të kontratës

Anglezët duan të sigurohen që Gareth Southgate nuk do të largohet nga kombëtarja e tyre. Për këtë arsye ata do të kërkojnë rinovimin e kontratës se tij e cila përfundon në vitin 2020. Ai ka edhe dy vite të mbetura para përfundimit të kontratës aktuale por federate angleze dëshiron të shpërblejë suksesin e tij në Kupën e Botës Rusi 2018, ku udhëhoqi ekipin deri në gjysëm finale.

Performanca e Rusisë mund të jetë një “thikë me dy presa” për Anglezët, pasi përveç se ju tregon atyre që kanë bërë një zgjedhje të saktë nga njëra anë. Gjithashtu shton edhe interesin e klubeve për t’i ofruar një vend pune kur të jenë të disponueshëm për sezonet e ardhshme. Për të mos rrezikuar Federate Angleze e sheh të arsyeshme firmosjen e një kontrate tani.

Bisedimet do të fillojnë javës tjetër pasi Southgate të rikthehet nga pushimet. Çdo marrëveshje e re do t’a cojë atë deri në Kampionatin Botëror Qatar 2022. Presidenti federates Martin Glenn ka thënë se Southgate nuk ka mbaruar akoma punë me skuadrën angleze edhe pse e ka çuar në 4 më të mirat e botës.

Ne një intervistë të dhënë të mërkurën për Sky Sports ai ka thënë: “Gareth ka qënë i shkëlqyer- në do donim që ai të qëndronte më shumë sesa në 2020-tën. Mendoj që të dyve do të na pëlqente.”“Një ndër gjërat më të bukura që ai tha pas humbjes me Kroacinë ishte fjalia se ne nuk kishim mbaruar punë akoma.”

Ai ishte kandidat për t’u shpallur trajneri më i mirë nga FIFA me Pep Guardiolën dhe Jurgen Klopp.Federata Angleze gjithashtu ka konfirmuar se po përgatitët për të marr pjesë në garën e vendeve organizatore për kampionatin botëror 2030.

Related posts

PAS PËRJASHTIMIT NGA UEFA/ Manchester City përballet me një tjetër problem të madh, ja arsyeja

Delo.autor

LIVERPOOL U SHPALL “MBRET” I EUROPËS/ Pirlo befason me deklaratën: Origi ishte për tu rrahur nëse…

Delo.autor

REVOLUCION TEK “KATALANASIT”/ Barcelona nuk vonon, emëron edhe pasuesin e Éric Abidal

Delo.autor

Leave a Comment