Futboll Sport

E MREKULLUESHME/ Një tjetër stadium me drita në Kategorinë e Parë

Skuadra e Bylisit po përgatitet maksimalisht për sezonin e ri. Mallakastriotët do të kërkojnë me çdo kusht rikthimin në Superligë.

Në kohën kur skuadra vazhdon me përgatitjet për sezonin e ri, për herë të parë Bylisi do të ketë mundësinë të zhvillojë dhe ndeshjet në mbrëmje. Në faqen zyrtare në “Facebook” klubi ka postuar një foto të ndriçimit të kompleksit stërvitor “Bylis” që ka pak ditë që është inaguruar. Ky fakt e lejon skuadrën të zhvillojë takime miqësore dhe seanca stërvitore sipas çdo programi të parashikuar.

“Ne e nisëm…Me drita, një start model për një klub model. Të destinuar për Superioren!”

Bylisi e përfundoi sezonin e shkuar në vendin e dytë për Kategorinë e Parë, grupi B. Ballshiotët bëhen ekipi i dytë që kanë një stadium me drita pas stadiumit të Apolonisë “Loni Papuçiu” në Kategorinë e Parë.

Related posts

E BUJSHME/ Mesfushori “VRASËS” nga ANGLI gati për tu transferuar te MILANI

Isa.Autor

NEYMAR ZBARKON NË BARCELONË/ Ylli brazilian do të paraqitet në gjyqin që ka me “Katalanasit”, ja padia

Delo.autor

TIRANA-PARTIZANI/ Ndeshja e vërtetë luhet në tribunë, tifozët i vënë flakën… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment