Futboll Sport

ZYRTARE/ Roma zhvillon stërvitjen me trajnerin e ri, Claudio Ranieri mbërrin në ‘Trigoria’

ROMË, Itali – Pas pritjes së mbrëmshme nga tifozët në aeroportin ‘Fiumicino’, nis zyrtarisht kapitulli i tretë i Claudio Ranierit (73 vjeç) si trajner i Romës.

Trajneri i ri mbërriti në ‘Trigoria’ në orët e drekës së kësaj të enjteje ku kishte pak tifozë që e prisnin dhe rreth orës 15:00 do të drejtojë stërvitjen e parë të skuadrës.

Angazhimi i tij u zyrtarizua nga AS Roma. Kontratë deri më 30 qershor 2025 dhe më pas një e ardhme si menaxher. Ranieri ka nënshkruar një kontratë deri në qershor me vlerë rreth 1.5 milionë euro, me bonuse të lidhura me arritjen e objektivave specifike të ekipit, siç raporton La Gazzetta dello Sport.

Nëse aventura do të përfundonte pozitivisht, Friedkins i ofruan Ranierit një pozicion të mundshëm menaxherial, duke e lejuar kështu që të qëndronte në klub për një afat të gjatë.

Related posts

“EURO 2020″/ Triufmi i Italisë ndaj “3 Luanëve”, UEFA zgjedh njeriun e finales

Delo.autor

KONFLIKT BRENDA KLUBIT/ Sherr në qendrën stërvitore, ylli i Premier League arrestohet nga policia

Delo.autor

KUPAT E EUROPËS/ Nga borxhet te forma ligjore dhe stadiumet, shtohen kriteret për licencimin

Delo.autor

Leave a Comment