Futboll Sport

Sarri do t’ua thotë në sy të dyve: Hazard dhe Courtois nuk shiten…

Trajneri i Chelsea është i vendosur të mos i lëshojë dy nga yjet më të mëdhenj të skuadrës së tij. Maurizio Sarri do t’i tregojë Eden Hazard dhe Thibaut Courtois se ata nuk do të shiten, raporton “Daily Mail”.

Në bisedimet që do të mbahen të premten, italiani do t’i tregojë duetit belg, që kanë qenë të lidhur me Real Madridin, se “Blues” nuk janë të gatshëm t’i shesin. Chelsea nuk ka qenë në gjendje të sigurojë një zëvendësues dinjitoz për Courtois dhe, gjithashtu, nuk është i impresionuar nga oferta e “Los Blancos” prej 35 milionë £ për portierin.

Në fakt, Courtois po hyn në vitin e fundit të kontratës së tij ekzistuese dhe Chelsea rrezikon ta humbasë atë falas, kur ajo t’i skadojë verën e ardhshme. Hazard ka edhe dy vjet të mbetura në kontratën e tij aktuale, nga e cila fiton 220.000 £ në javë. Oferta e një marrëveshjeje të re, të përmirësuar, prej 300.000 £ një javë, ka qenë prej kohësh në tavolinën e tij nga Chelsea.

Related posts

MERKATO E JANARIT/ “Topçinjtë” bëjnë gati 14 milionë euro për mesfushorin e Barcelonës

Isa.Autor

QETSOHET GATTUZO/ Vjen LAJMI I MIRË para përballjes me Juventusin

Isa.Autor

E BUJSHME/ “Gruaja po e tradhton me shokun e skuadrës”, reagon Christian Eriksen

Delo.autor

Leave a Comment