Futboll Sport

40 milionë euro, kampioni i botës arrin akordin me Romën

Mesfushori i Sevilla, Stiven Nzonzi, po mbyll transferimin te Roma, sipas “Le10Sport”. Ndërkombëtari i Francës ka qenë i lidhur me Arsenalin dhe Barcelonën, ndër të tjera, pasi ka ndihmuar vendin e tij të fitojë Kupën e Botës në Rusi, kësaj vere.

Por, pasi ka rënë dakord për kushtet personale me Romën, duket se 29-vjeçari do të bashkohet me ekipin e Seria A për shumën e 40 milionë eurove. Në bisedimet shumë të avancuara me Romën, klubi spanjoll i Sevilla do të japë miratimin e plotë për transferimin e Steven Nzonzi.

Në Itali, ish-lojtari i Stoke City mund të nënshkruajë një marrëveshje prej katër sezonesh. Do të duhej një kthesë e rëndësishme për marrëveshjen, që të mos realizohej, duke parë gjendjen aktuale të bisedimeve.

Related posts

Zhbllokohet supersfida: Kutrone kalon në avantazh Milanin

Q.Autor

VAZHDON TELENOVELA E VERËS/ Inter mund të ëndërrojë, “Pleshti” ndjek shembullin e babait

Delo.autor

Pankina e Real Madridit/ “Valsi” i trajnerëve, Allegri jep “asist” për Conten

Sadik.Autor

Leave a Comment